Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “ arrest më burg” për Elmir Tufën, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021. 31- vjeçari  është paraqitur në gjykatë mëngjesin e kësaj të diele nën masa të rrepta sigurie dhe është vendosur  verifikimi i masës së sigurimit. Gjyqtare e çështjes është caktuar Miranda Nakaj, ndërkohë që prokuror është Dorian Teliti.

Pasi kanë dëgjuar palët  si atë akuzuese dhe atë mbrojtëse trupi gjykues vendosi vijimin e masës së sigurisë “ arrest më burg” për Elmir Tufën. Gjatë sëancës personi nën hetim dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qënë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim masë sigurimi të një kushëriri të tij dhe pretendonin se kushin pamje filmike për këtë fakt, duke përsëritur edhe një herë mospërfshirjen në vrasjen e biznesmenit 42- vjeçar. Ndërkohë mbi të rëndojnë veprat penale “ Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”J6nZgt-iMOU”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *