Gjykata e Korçës ka vendosur ditën e sotme masën e “arrestit në burg” për 45-vjeçarin Aleks Ago. 45-vjeçari u vendos në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar nga një fshat i Devollit. Dy ditë më parë i mituri së bashku me nënën e tij ka denoncuar në komisariatin e Devollit 45- vjeçarin.
Gjatë dëshmisë së tij i mituri është shprehur se Ago e ka prekur në disa pjesë të trupit. 15-vjeçari ka theksuar se ka qenë rasti i 3-të i tentativës së 45-vjeçarit për ta tërhequr pas vetes ndërsa i ka ofruar edhe lekë. Pas denoncimit 45-vjeçari u arrestua nga policia. Aleks Ago nga fshati Kuç i bashkisë Devoll është i martuar dhe prind i 3 fëmijëve.