Gjykata e Korçës ka shpallur fajtor dhe ka dhënë dënimet për 4 persona që akuzohen për vrasjen e Martin Çeços.  Dy kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj u gjetën fajtorë për vrasjen dhe u dënuan përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim. Bariu i tyre, Bledi Angjo u dënua me 15 vite burgim dhe Martina Pajollari me 20 vite burgim, pasi kishte nxjerrë në pritë viktimën.

Prokuroria e ka cilësuar si krim pasioni, pasi nga hetimet rezultoi se viktima kishte krijuar lidhje dashurie me Pajollarin e cila paralelisht ishte e lidhur dhe me njërin prej autorëve, Valter Mollajn. Referuar procesverbalit të seancës gjyqësore të datës 10 shkurt, 4 personat u dënuan për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, Martini u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të. Avokatët mbrojtës të 4 personave janë shprehur se në asnjë moment nuk u vërtetua direkt apo indirekt lidhja e të pandehurve me viktimën. Ata pritet t’i drejtohen apelit për të kundërshtuar këtë vendim brenda afatit ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds