Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin, të përfshirë në grup të strukturuar kriminal.

Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi u kapën falë operacionit ‘Plumbi i Artë’. Agron Qafa akuzohet për vjedhje me dhunë dhe grup të strukturuar kriminal, ndërsa Florenc Çekrezi akuzohet për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe armëmbajtje.

Njoftimi i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.01.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen penale të regjistruar me nr. 7/65 akti, datë 26.11.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve/të pandehurve Agron Qafa, Florenc Çekrezi, kundër vendimit nr. 46, datë 19.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 46, datë 19.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet gjyqësore në apel, i ngarkohen të pandehurve ankues Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *