Trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur i pajetë në një valixhe.

Mediat italiane shkruajnë se trupi i të resë së zhdukur  u gjet mëngjesin e sotëm në një luginë në komunën e Polit, zona e Monti Prenestinit, Romë.

Autoritetet italiane po marrin në pyetje të dashurin e saj filipinas.

Pasi u largua nga banesa, 22-vjeçarja shkëmbeu disa mesazhe në ‘Whatsapp’ me shoqet e dhomës, mesazhet të cilat po hetohen ende nga policia.

Më pas, duke nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt dhe kështu shoqet e dhomës njoftuan familjen e saj dhe denoncuan zhdukjen e saj në polici.

“Ilaria është një vajzë e qetë, shumë studioze, pasditet i kalonte duke studiuar në kuzhinë, herë pas here shkonte në palestër për t’u çlodhur. Nuk kishte ndonjë pasion tjetër të veçantë”, shton Noemi, mikesha e Ilarias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *