Një automjet i djegur është gjetur pranë një impianti të përpunimit të inerteve në zonën e Tapizës në Fushë-Krujë.
Nga konstatimi brenda mjetit u gjendën edhe dy armë zjarri automatike dhe një krehër.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Dyshohet se automjeti i djegur lidhet me autorët e vrasjes së ndodhur një ditë më parë në Lezhë.
Njoftimi:
Me datë 03.10.2025:
• rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;
