Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë. Sipas policisë 48-vjeçari i identifikuar si Lulzim Visha, është gjetur i vdekur brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, dhe dyshohet se është i vrarë me armë zjarri. 

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds