Një person i pa jetë është gjendur në një godinë afër vendit të quajtur “poçeria” në lagjen “11 Janari” në Fier.
Zjarrfikësit të cilët u njoftuan nga banorët kanë shkuar dhe kanë trokitur në apartament, por askush nuk u hapte derën. Ata kanë hyrë nga ballkoni dhe kanë konstatuar një të vdekur, viktimën Gjinovefa Toro rrëth 70 vjeçe
Në vendngjarje shkoi edhe policia që po heton ngjarjen dhe ambulanca e cila mori kufomën.
Ende nuk dihet nëse kufoma e gjendur ka patur vdekje natyrale apo ndërroi jetë nga ndonjë arsye tjetër.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”P2IqKHFxE9E”]