Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në lagjen “ Kastriot Muço “ në Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërkohë që nga informacionet paraprake dyshohet se shkaktar për ndezjen e zjarrit është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Shërbimet zjarrfikëse bën të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që dhjetra familje kanë mbetur në errësirë. Operatorët e OSHE janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”S0hgMEsfUC8″]