Fëmijët gëzojnë më shumë për festat e fundvitit. Festat zgjojnë gjithmonë imagjinatën e fëmijës. Entuziazmi i tyre është ngjitës, fëmijët dhe edukatoret e kopshtit “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” organizuan një festë të vogël me rastin e festave. Vogëlushët shpërndanë dhurata që i kishin bërë njëri-tjetrit duke shpërndarë së bashku me dhuratat edhe shpirtin e gëzueshëm të festave. Kamera jonë filmoi këto momente emocionuese që u kthyen në kujtime për fëmijët e kopshtit dhe prindërit e tyre.
Traditat si Krishtlindjet, Viti i Ri apo festa të tjera tradicionale i ndihmojnë ata për të krijuar një personalitet sa më të qëndrueshëm, të gëzueshëm e miqësor.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”-l0PpIGkLzE”]
