Të shtunën SPAK akuzoi për korrupsion pasiv ish kryeministrin Sali Berisha për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Ndaj tij GJKKO me kërkesë të prokurorisë ka dhënë në mungesë masat e detyrim paraqitjes dhe ndalimit të lëvizjes jashtë vendit.
Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot në një konferencë për gazetarët për dosjen e SPAK për hetimet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani duke i cilësuar si gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime monstruoze.
