Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzon kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi për tendera korruptivë.

Bardhi shkruan në një postim në rrjetet sociale se Bufi ka bërë një tender për karikimin e makinave elektrike, me vlerë miliona euro, që nuk është në dobi të asnjë qytetari, sepse mungojnë në qytet makinat elektrike.

Drejtuesi Politik i qarkut Fier shprehet se SPAK nuk duhet të heshtë, por të hetojë kryebashkiaken e Roskovecit.

Reagimi

Një zyrtar që nuk ka memorie për firmat e hedhura, ka shumë për të fshehur. Është rasti që SPAK-u t’i kthejë memorien kryetares së Bashksië së Roskovecit Majlinda Bufi për disa tendera “elektrizues”. Nëse ajo s’mban mend pse tenderat e saj kushtojnë shumëfish dhe s’i shërbejnë qytetit, është mirë që SPAK të mos heshtë! Korrupsioni lulëzon atje ku drejtësia mungon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *