Kreu i PD ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u pyet për “21 Janarin”
Sali Berisha: Isha njeriu i rrethuar, dritaret e të cilit u goditën me gurë. Mu kërkua të largohem ose do të shkelje mbi kufoma.
Gazetarja: Nga brenda godinës u vranë katër qytetarë të pafajshëm
Sali Berisha: Gënjeshtër me bisht kjo që thua. Të shtënat janë të gjitha.., shih filmimet. Ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda. U qëllua nga vend rojet e Gardës. Garda ka një ligj që autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt. Të qëllojë në ajër, te këmbët apo të eliminojë rrezikun. Ky ligj u miratua nga PS jo nga ne,. Garda nuk funksionon me urdhër, por me ligj.
