Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë hapur fushatën e rekrutimit në forcat e armatosura për të gjithë të rinjtë, nga mosha 18 deri në 27 vjeç, si dhe të gjithë qytetarët të cilët janë të diplomuar në fusha të ndryshme dhe janë të interesuar të bëhen pjesë. Në kuadër të fushatës së promovimit dhe të rekrutimit në sheshin qëndror të qytetit të Lushnjës, janë ekspozuar disa pjesë prej arsenalit të armatimit dhe mbeshtetjes, të cilat janë në standardet bashkëkohore të NATO-s. Interesimi i qytetarëve dhe kryesisht i të rinjve për t’u njohur me pajisjet si dhe standardet e Ushtrisë Shqiptare ka qenë i kënaqshëm. Kolonel Fadil Ciroku, Komandat i Qendres së Personel Rekrutimit, nga Lushnja i bën thirrje të rinjve dhe të diplomuarve në fusha të ndryshme që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, pasi Ushtria Shqiptare është pjesë e NATO-S dhe ofron mundësi punësimi dhe karriere.
Të rinjtë dhe vizitorët kanë parë nga afër të gjitha pajisjet luftarake dhe jo vetëm,të cilat ndoshta mund t’i përdorin vetë në të ardhmen.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ub4e25aQytI”]
