Edi Rama ka deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk është një lagje e dorës së dytë të Europës, por një horizont i energjisë dhe imagjinatës ku Europa mund të zbulojë oreksin e asaj, dashurinë për jetën, paqen dhe të bërit bashkë.
Në fjalën në Konferencën për investimet Bashkimi Europian -Ballkani Perëndimor, Rama u shpreh se “Fuçia e barutit” të Europës është një rajon më rritje 2 herë më të shpejtë se mesatarja e BE
“Nuk ndalëm së punuari që kur momenti të vinet të na gjente gati të përgatitur.
Shkoi pikërisht kështu, kur momenti erdhi ishim gati të nisnim procesin e negociatave që nuk mund të ishte më çlirues nga fantazmat e së shkuarës.
Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasëm i BE apo lagja e dorës së dytë, por horizonti i ri i energjisë dhe imagjinatës ku Europa mund të zbulojë oreksin e asaj, dashurinë për jetën, paqen dhe të bërit bashkë, sa më shumë hedhim sytë në botën rreth nesh, ndjejmë nevojën më shumë se kurrë më parë për BE-në.
Këtu, në zemër të gadishullit, i etiketuar “Fuçia e barutit” të Europës është një rajon më rritje 2 herë më të shpejtë se mesatarja e BE dhe kemi një energji sipërmarrëse që nuk i trembet së ardhmes”, tha ai.