Fshati Manasufaj i cili ndodhet në Njësinë Administrative Ballagat, një vend i bekuar me naturë shumë të bukur është lënë në harresënga institucionet shtetërore për më shumë se 30 vite. Rrugët e pashtruara dhe banesat e prishura tregojnë mungesën e investimeve dhe braktisjen e fshatit nga banorët që kanë emigruar jashtë dhe brenda vendit. Rruga e asfaltuar ka ardhur deri në hyrja të fshatit, brenda jo dhe kur bie shi bëhet baltë. Dukur ky fshat ka patur rreth 200 familje kurse sot janë 50 familje, shumica moshë e tretë. Të indinjuar banorët shprehen se nuk kanë shpresa në institucionet përkatëse për t’i ndihmuar.

Të ardhurat kryesore banorët i marin nga bujqësia, por ndeshen me vështirësi siç është infrastruktura edhe mungesa e fuqisë punëtore. Gjithashtu nuk është investuar në rrjetin elektrik, ku janë telat e kohës para viteve ’90 dhe prej shumë vitesh nuk funksionon linja e ujësjellësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds