Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë zhvilloi sot në ambientet e Bashkisë Lushnjë forumin civil “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies mbi buxhetin e sistemit të drejtësisë” me shoqërinë civile avokatë, gazetarë, anëtarë të këshillit bashkiak dhe qytetarë Lushnjarë. Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Gjatë vitit 2023-2024 u monitoruan 11 institucione ku përfshihen institucione drejtuese të sistemit, gjykata, Struktura e Posaçme dhe organe të vetingut. Edhe Gjykata Administrative e Shkallës së parë Lushnjë iu nënshtrua monitorimit.
I ftuar në takim ishte edhe Kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë, zoti Edison Tatoshaj i cili tha se drejton një nga gjykatat më të mira në vend.
Zoti Xhevdet Haxhiu, Drejtor i Drejtorise së Buxhetit në KLGJ theksoi se gjatë viteve shoqëria civile nuk ka treguar asnjë interes për buxhetin mbi sistemin e drejtësisë edhe pse janë ftuar disa herë në takime dhe kanë interes të drejtpërdrejtë. Ai tha se buxheti në vitin 2025 do të arrijë vlerën e 60 milionë eurove.
Takimi vazhdoi me diskutime mes Sami Nezaj Drejtor Ekzekutiv. Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë, dhe Zvkryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë, zoti Edison Tatoshaj.
Zoti Nezaj theksoi disa nga problemet që dolën gjatë monitorimit në gjykatën e Lushnjës si mos pasja e një vendi pritje për qytetarët, vendi për makinat tek gjykata, kostoja 3-fish për çështje etj.
Më pas debatit iu bashkuan edhe avokatët e gazetarët me problemet që hasin cdo ditë në gjykatat e Lushnjës dhe Fierit.
