Presidenti Bajram Begaj mandatoi sot Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për formimin e qeverisë së re.
Presidenti Begaj dorëzoi mandatin tek Rama mesditën e sotme në Presidencë. Në dekretin e Presidentit, thuhet se Edi Rama emërohet Kryeministër i Shqipërisë.
Në dekret gjithashtu thuhet se Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.
Sipas procedurave, sekretari i Përgjithshëm i PS-së dërgon emrin e kryeministrit. Më pas është Kryeministri që paraqet emrat e kabinetit të ri në Presidencë.
Pasi Presidenti merr kërkesën, ka 6 ditë kohë për të bërë dekretimin. Kryeministri gjithashtu do t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës. Pas votëbesimit, kabineti qeveritar do të shkojë për dekretim dhe betim tek Presidenti.
Mëngjesin e sotëm në Kuvend u mbajt seanca e parë e kësaj legjislature ku u miratua Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve.
Pas ngritjes së komisionit, drejtuesi i seancës Vasil Llajo bëri me dije se do të verifikohen mandatet dhe seanca e ardhshme do të zhvillohet sot në orën 17:00. Ky do të jetë mandati i katërt qeverisës për Edi Ramën, i cili ka qenë Kryeministër i vendit që nga viti 2013
