Rritet formalizimi në sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore regjistron rezultate pozitive

Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, prezantuan sot rezultatet e deritanishme të Planit Sektorial për Formalizimin e Ndërtimit, pjesë e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027.

Qëllimi kryesor i këtij plani është rritja e formalizimit të tregut të punës, deklarimi real i pagave dhe përmirësimi i qarkullimit të xhiros së bizneseve në këtë sektor. Ministri Malaj theksoi se fokusi nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi i bizneseve për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore.

Në kuadër të kësaj nisme, nëntorin e kaluar u dërguan 13,418 mesazhe informuese për subjektet e ndërtimit dhe zinxhirin e tyre furnizues. Rezultatet e para tregojnë rritje pozitive:

Fondi i pagave për 118,000 të punësuar në sektor u rrit me 9%, duke arritur rreth 78 milionë euro.
Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore u rritën me 4%.
Ulje me 7% e numrit të punonjësve që paguhen 400–500 euro dhe rritje e ndjeshme e pagave mbi 700 euro, duke reflektuar përmirësim të ndjeshëm të pagave.
Ministri Malaj theksoi se subjektet që nuk kanë reflektuar do të nënshtrohen kontrolleve të thelluara, ndërsa synimi mbetet ndërtimi i një ekonomie konkurruese dhe të formalizuar, në përputhje me procesin e integrimit europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds