Kujdesi në rrugë këto ditë festash duhet të jetë më i shtuar nga ana e drejtuesve të mjeteve. Përveç trafikut urban në qytet që ditët e fundit është kthyer në makth, edhe nëpër nyjet dhe arteriet kryesore të vendit ka pasur problematika.
Mbrëmjen e djeshme dy mjete janë përplasur me njëri tjetrin në afërsi të rrethrrotullimit të Savrës por fatmirësisht pa pasoja për jetën dhe vetëm me dëme materjale. Edhe paraditen e së martës pra dita e fundit e vitit nuk munguan aksidentet por fatmirësisht vetëm me dëme materjale.
Një mjet tip Benz me targa gjermane është goditur nga një autobot që transportonte karburant. Fatmirësisht vetëm dëme materjale dhe angazhimi i policisë për dokumentimin e ngjarjes dhe për më tepër disiplinimin e trafikut.
