Rritja e temperaturave sjell edhe një fluks më të lartë pacientësh me teperatura të larta dhe sëmundje kardiovaskulare tek Urgjenca e spitalit, thotë doktoreshë Anila që është edhe Shefja e  Urgjencës. Doktoreshë Anila thekson edhe problemin e pacientëve fiktivë, të sëmurët jo rëndë që duhet t’i drejtohen fillimisht mjekut të familjes dhe mjekut specialist. Pacientët fiktivë mbipopullojnë urgjencën dhe nuk ka kapacitete për pacientët që kanë mw shumw nevojë për shërbimin e Urgjencës.

Shefja e  Urgjencës flet edhe për rastet e pickimeve nga insektet dhe gjarpërinjtë që gjithashtu shtohen në periudhën e verës. Por deri tani ka më pak raste se vitet e tjera sqaron mjekja, në urgjencë janë paraqitur dy raste me pickim gjarpri dhe dy me pickim merimange që janë trajruar në spital edhe pse nuk ka toksikolog.

Doktoreshë Anila këshillon të sëmurët që të kujdesen për shëndetin gjatë stinës së verës, sepse kujdesi mban larg sëmundjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds