Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin paszgjedhor të 210 kutive të votimit të 11 majit.
Procesi synon të kontrollojë rregullsinë dhe saktësinë e punës së administratës zgjedhore.
KQZ po shqyrton fletët e votimit dhe materialin zgjedhor për të garantuar transparencë dhe integritet të procesit.
