Jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me fjalorin e përdorur në Kuvend, për të cilën u ndërpre edhe seanca.

Ndërsa edhe deputete të PS, janë përgjigjur po me të njëjtën mënyrë. Berisha tha se “nuk kishte dëgjuar gra të përdornin fjalë të pista”. Ndërsa sa për deklaratat dhe fjalorin e tij, ndaj Belinda Ballukut tha se ishte gjysmë letrare.

“Unë nuk kisha dëgjuar gra të përdornin fjalë të pista siç përdorën të PS. Ato përdorën fjalë të turpshme. Gjoja u revoltua nga një fjalë që është gjysmë letrare. Unë e përdora në kuptimin asaj që është gjysmë letrare. Kilometri i fundit do të përfundojë me përmbysjes e regjimit”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds