Përdorimi i lëndëve piroteknike, kryesisht fishekzjarrëve në mesnatë është kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët lushnjarë. Ata e kuptojnë që përdorimi i fishekzjarreve janë një pjesë e zakonshme e festave dhe ngjarjeve të ndryshme kulturore në Shqipëri, por përdorimi i tyre çdo natë është kthyer në problem se prish gjumin e fëmijëve të vegjël, të sëmurëve, personave që duhet të zgjohen herët për të shkuar në punë. Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e policisë për ndalimin e këtij fenomeni.

Ligji shqiptar kufizon përdorimin e fishekzjarreve për shkak të rreziqeve potenciale për shëndetin, mjedisin dhe sigurinë publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *