Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar me iniciale H.M., banues në Bathore. Sipas tyre, personi ai u kap në afërsi të terminalit të autobusëve duke mbajtur në një valixhe udhëtimi, 1 armë zjarri, tip kallashnikov me municion luftarak, me qëllim shitjen e tij. Uniformat blu bëjnë me dije se, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet e mëtejshme.

Njoftimi i policisë

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”. Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *