800 hektarë të infektuar në nivele të ndryshme nga karkaleci do të jenë pjesë e grafikut të punës se task-forcës së Ministrisë së Bujqësisë në Lushnjë. Procesi i disinsektimit në sipërfaqet e evidentuara me prezencë të lartë infektimi ka nisur dhe do të vijojë deri në mbulinin e gjithë sipërfaqeve të infektuara. Procesin dhe grafikun e disinsektimit po e ndjekin nga afër dy specialistë të departamentit të shërbimit dhe mbrojtjes së bimëve nga Drejtoria Rajonale Vlorë. Puna ka nisur në zonën e Tërbufit në Njësinë administrative Grabjan. Specialisti Jetmir Meta jep disa detaje mbi procesin e disinsektimit.
Më herët nga ana e Agjencisë rajonale të ekstensjonit bujqësor në Lushnje është bërë evidentimi në terren i rreth 800 hektarëve të infektuar me insektin gjithçkangrënës që po dëmton çdo ditë e më shumë kulturat bujqësore.
