Serbi-Shqipëri, sfida e 11 tetorit, e shpërngulur së fundmi nga Beogradi në Leskovac, për arsye sigurie, nuk do të zhvillohet me kapacitet të plotë të stadiumit, kjo pasi Federata Serbe e Futbollit ka marrë një tjetër dënim nga FIFA, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e fundit, Serbi-Angli. Me Federatën Serbie e cila dështoi sërish të organizonte si duhet një ndeshjet, FIFA ka urdhëruar mbylljen e 20% të stadiumit për ndeshjen e radhës, e cila përkon me takimin kundër Shqipërisë, gjithashtu kjo masë është shoqëruar edhe me 80 mijë franga zvicerane gjobë.

Kurir

Fillimisht mendoj se ky takim do të luhej pa tifozë, pasi Federata Serbe është dënuar në mënyrë konstante, por drejtuesit e FIFA-s nuk dëshironin që ky takim të luhej pa tifozë, kjo për arsye vizuale dhe marketingu. Në raportin e bërë publik nga mediat serbe, Federata është dënuar pasi dështoi në sigurimin e rendit dhe disiplinës brenda dhe përreth stadiumit. Përdorimi i larëzave, gjesteve dhe fjalëve të pa përshtatshme, ndërprerja gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare si dhe sjellja diskriminuese e tifozëve individualë.

Stadiumi i Leskovacit ka një kapacitet prej 8136 vendesh, por ndaj Shqipërisë, 20% e stadiumit do të jetë i mbyllur. Në reagimin për mediat, Federata Serbie shtoi se do të marrë të gjithë masat në përputhje me këtë vendim për të shmangur incidentet në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *