Ansambli Kombẽtar i Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Ansambli Myzeqeja, mbajtën në Fier, koncertin festiv “ Shqipëri o Nëna ime” në nder të festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, dy data shumë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Mbrëmja festive e 27 Nëntorit në teatrin “ Bylis” dhuroi emocione të veçanta në një atmosferë ku tradita ndizet, zemrat gëzojnë dhe festat kombëtare marrin drité. Këngët, vallet dhe ngjyrat kuq e zi ndezën skenën e teatrit “ Bylis” duke i dhuruar publikut një pasqyrë të bukur të traditave dhe ngjarjeve historike.
