Ka përfunduar seanca gjyqësore  duke u dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20 vjeçarit Grei Bihuci,  në 11 mars të vitit 2024, në qëndër të qytetit tê Fierit.

Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët pasi është dhënë edhe vendimi. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e shkallës së parë të  juridiksionit Fier  seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Trupi gjykues përbëhej nga kryetar Genci Busho dhe anëtarë  Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni. Prokuror i çështjes ka qënë Petrit Vukaj ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokat Ervis Goxhaj.

Pasi u lexuan  faktet në dosje dhe dëshmitë e dhëna në prokurori, Petrit Vukaj ka kërkuar shpalljen fajtor  të të akuzuarëve ku për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin KM (kushëriri   i Florianit) 12 vjet burg.

Mbrojtja nga ana e saj e përfaqësuar nga avokat Ervis Goxhaj ka pohuar para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen por ka thënë se e ka kryer në kuhstet e vetmbrojtjes. Ndërsa i mituri KM 16 vjeç, vëllai i autorit të ngjarjes,  ka pohuar se ai ka qënë prezent kur ka ndodhur sherri dhe është kryer vrasja , por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera.

Akuza ishte vrasje me paramendim  e kryer ne bashkepunim sipas nenit 78/1 , per Florian Muken u kërkua 25 vjet  burg , por mëqënëse e ka pranuar vrasjen , ka kërkuar falje u dënua me 12 vjet burg në bazë të nenit 76, dhe per te miturin 12 vjet por për moskallëzim krimi u dënua me 1 vit burg gjë që e ka kryer në paraburgim dhe është lënë  i lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds