Policia e Fierit arrestoi 2 shtetas të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Heroinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

-ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim H. V., banues në Roskovec, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 8 doza lënde të dyshuar narkotike Heroinë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *