Mungesë mjetesh zjarrfikëse, rritje pagash, vendosje hidrantesh, kanë qënë disa nga kërkesat e shefave të reparteve zjarrfikëse të bashkive të qarkut Fier në takimin e organizuar  paraditen e sotme në Prefekturën e këtij qarku me fokus situatën e zjarreve,  ku morën pjesë të gjithë drejtuesit e reparteve zjarfikëse të gjashtë bashkive të qarkut, përfaqësues të Drejtorisë  Vendore  të Policisë, si dhe këshilltari i Ministrit të Brenshsëm Flamur Mamaj.

Në një pronocim për mediat,  Prefekti i qarkut Fier Arben Çuko ka pohuar se krahas punës së mirë të bërë në fikjen e zjarreve nga efektivët zjarrfikës të qarkut Fier,  problematikë madhore mbetet  mungesa e mjeteve, veçanërisht në   bashkinë e Mallakastrës, e cila ka terren të thyer dhe shtrirje të gjerë gjeografike,  por dhe mungesa e  hidrantëve  në  qytete apo zonat e banuara.

Këshilltari i Ministrit të Brendshëm, Flamur Mamaj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve, për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj situatave të rrezikshme. Një pjesë e zjarreve kanë qënë të qëllimshme ndaj po punohet fort në drejtim të identifikimit dhe ndëshkimit të piromanëve.

Mamaj ka vlerësuar gjithashtu edhe ndërhyrjen e banorëve në vatrat e rrezikshme, të cilët i janë bashkuar aksioneve për shuarjen e flakëve ndërkohë që ka shuar zërat për zjarrvënie me qëllim ndërtimin e paneleve fotovoltaike veçanërisht në jug të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *