Sezoni i korrjes së grurit po përball me vështirësi të shumta kultivuesit e zonës në Topojë- Seman në Fier të njohur për kultivimin e drithrave. Sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë është reduktuar më shumë se 50%, ndërsa prodhimi mbetet larg pritshmërive. Fermerët thonë njëzëri se çmimi êshtë tepër i ulët , 30 lekë për kilogramë.
Përballë kësaj situate shumë prej fermerëve i kanë dhënë me qera tokat e tyre, por edhe qiramarresit jane drejt braktisjes së tyre. Një prej kuktivuesve më të mëdhenj të grurit Mili Sako pohon plot indinjatë se fermerët sot janë tërësisht të braktisur nga shteti. Institucionet organizojnë festën e grurit si një homazh për traditën , por gjëndja reale në terren është dëshpëruese thotë ai.
Fermerët kanë pohuar gjithashtu se kjo është koha kur politika duhet të ndalojë së mbylluri sytë përballë kësaj situate mbijetese të fermerëve dhe të ndihmojë me politika mbështetëse kultivuesit e braktisur e të pashpresë.