Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi mëngjesin e sotëm se ka përfunduar vlerësimi i votave për kandidatët në listën e hapur në 12 qarqet e vendit.

Në Fier mbasdite e djeshme u  numëruan kutitë e fundit për votat preferenciale, drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku në një prononcim për mediat fitoren e thellë të Partise Socialiste ia dedikoi emrave të kandidatëve  kryesorë, Ceno Klosin dhe Asfloral Haxhiun, mjekun lushnjar qe e vleresoi maksimalisht, ndërsa ndjesën publike ndaj demokratëve të deputetit Luan Baçi për humbjen e thellë në këto zgjedhje, e cilësoi qytetari.

Pasi ka siguruar rreth 17000 vota në qarkun e Fierit, kandidati me i votuar, Ceno Klosi ka pohuar në një prononcim mediatik se besimin e qytetarëve do ta shpërblejë me punë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds