Viti 2025 ka shënuar një përgjysmim të shitjeve të apartamenteve në qytetin e Fierit. Sipas agjentes imobiliare Arta Progonati , ky trend ka ardhur si pasojë e disa faktorëve. Pikë sê pari ndikim të drejtpërdrejtë ka patur ndryshimi i politikave të Bankës së Shqipërisë për mosfinancimin 100% të kredive nga bankat e nivelit të dytë, rritja e pajustifikuar e çmimeve nga pala shitêse  dhe rënia e fuqisë blerëse. Progonati ka pohuar gjithashtu se çmimi aktual për metër katror varion nga 800-900 euro ndërkohë që duhej të ishte 700- 750.

Ekspertja e pronave thekson gjithashtu se zonat më të shtrenjta janë lagjet Apolonia” dhe “Kastrioti” ndërsa blerësit janë kryesisht çiftet e reja.

Përballë kësaj situate , Progonati thotë se më të preferuara nga blerësit janë banesat me sipërfaqe të vogla ndërkohë që synohen  edhe pallatet e ndërtuara para viteve 90- të , por të investuara në vitin 2025 ku çmimi ka arritur nga 900- 1000 metër katror.

 Ndërkohë trendi rritës i çmimeve të apartamenteve në Fier ka nisur qê në vitin 2023 , por pa arritur pikun në vitin 2025 ka shtuar më tej Progonati , duke u bërë apel të gjithë pronarëve të fokusohen te çmimi real i tregut , dhe jo te ai fiktiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *