” Zbulimi” ishte titulli i shfaqjes që celi siparin e sezonit teatror në qytetin e Fierit dhe ka sjellë pranë teatrit “Bylis” artdashësit fierakë. Një dramë me nota të forta humori dhe ironie , kështu mund të përkufizohej më së miri tematika e shfaqjes. Salsano Rrapi dhe Flobensa Bezati në rolet kryesore fituan simpatinë dhe duartrokitjet e publikut.
Për Drejtoreshën e Qendrës se Artit dhe Kulturës pranë Bashkisë Fier Adriana Mile, ky sezon teatror do të vijojë deri në fund të muajit Tetor me 11 shfaqje, një pjesë e te cilave premiera.
Sezoni teatror do të sjellë në Fier magjinë e artit skenik dhe artistët më të shquar shqiptarë.
