Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Fierit, ku disa vajza të moshës 16-të dhe 17-vjeçe dhunuan bashkëmoshataren e tyre.

Video e sherrit mes adeleshenteve qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale ndërsa, policia e Fierit në një njoftim zyrtar bën me dije sot se kanë nisur hetimet për 4 vajza. Ndërkohë në kërkim është shpallur një vajzë 16-vjeçare.

Policia e Fierit bënë me dije se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë nisur punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.

Janë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, shtetaset që shfaqen në video, të cilat janë pyetur në prani të punonjëses sociale, psikologut, avokatit dhe prindërve.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 4 shtetase (3 të moshës 16 vjeç dhe 1 e moshës 17 vjeç), si edhe u shpall në kërkim një tjetër shtetase 16 vjeçe që shfaqet në video.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton median dhe qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds