Një ngjarje tragjike është shënuar një ditë më parë në fshatin Sopës, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, shtetasi T. K., 68 vjeç, ka rënë nga një lartësi teksa po saldonte portën në pronësi të shtetasit V. K. Si pasojë e rënies, ai është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vlerësim dhe veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *