Pashkët u festuan edhe në kishën e Shën Gjergjit në Fier, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm dhe njëherazi Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste të Qarkut, Taulant Balla. Në këtë vizitë i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të pushtetit vendor dhe deputetë në Kishën Ortodokse të Fierit, Balla , ka uruar të gjithë besimtarët “Gëzuar Pashkët” teksa ka ndarë urimet edhe me krerët më të lartë të kishës së tejmbushur si asnjëherë .
Ndryshe nga vitet e mëparshme kur ka vizituar kishën në Ditën e Pashkëve, këtë herë Balla ka zgjedhur t’i bashkohet besimtarëve të shumtë në mesnatën e vigjilies të kësaj feste që bën bashkë besimtarët ortodoksë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”iFVqvkYi7r4″]