Screenshot

Policia kapi në flagrancë dhe arrestoi 2 shtetas në parcelën ku kishin kultivuar bimë narkotike, në fshatin Visokë, Mallakastër. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.  Procedohet penalisht për shpërdorim detyre edhe Kryetari i fshatit Visokë.

Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit A. H., 33 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Visokë, të cilët u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Mazren”, në fshatin Visokë, ku kishin kultivuar 132 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Visokë, shtetasin A. Ç., 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds