Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.
Banorët e fshatit nuk e njohin viktimën. “Pamë makinën që ishte parkuar aty, por nuk menduam që kishte njeri brenda. Kur erdhi policia, e kuptuam. Nuk kemi dëgjuar të shtëna”, shprehen ata.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”3tFuIcqqQME”]
