Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Kastriot Muço” në Fier, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet teksa po kalonte vijat e bardha.

Drejtuesja e automjetit, nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë, këmbësori ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds