Çmimi i ulët i luleshtrydhes ka ngritur në protestë paraditen  e kësaj të hëne dhjetra fermerë nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull pranë vendit të quajtur” Rotondo e Kafaraj” në aksin Levan- Tepelenë. Fermerët pohojnë se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më  i keq, pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur që në këtë periudhë të vitit çmimi të arrijë deri ne  500 leke për arkë, ndërkohë që po përballen dhe me  përgjysmim të prodhimit për shkak të ngricave, lagështirës dhe përmbytjeve.

Fermerët kanë kundërshtuar politikat e pikave të grumbullimit të cilat sipas tyre po e vendosin çmimin sipas dëshirës, ndërkohë që vetë i tregtojnë me çmime dyfish të larta dhe kanë hedhur poshtë zërat se luleshtrydhet vendase janë me pesticide.

Përballë kësaj situate ata kanë apeluar për të gjitha institucionet përgjegjëse që tu vijnë në ndihmë në këtë situatë të vështirë që po i çon drejt falimentimit.

Ata kanë pohuar gjithashtu se nëse nuk do të merret asnjë masë konkrete do të vijojnë përshkallëzimin e protestave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds