E ndodhur as 4 km larg qendrës së Fierit “Fermë Çlirimi” mbetet pa energji elektrike me pak rreshje shiu që bien apo me një erë që fryn. Shkaku është mos investimi në rrjetin e energjisë elektrike i cili ka shkuar deri në qendër të njësisë administrative Afrim i Ri ku bën pjesë dhe kjo lagje.
Banorët i që rrinin në sheshin qendror, pranë shtyllave që ishin gati për të rënë me telat e energjisë elektrike që vareshin mbi kokat e tyre na thane se jemi ankuar , por askush nuk ka bërë asgjë.
Banorët pohojnë se kanë 24 orë pa drita, pasi në këtë lagje nuk është investuar në rrjetin energjetik prej 70 vjetësh. Shirat e parë që bien në vjeshtë apo erërat që fryjnë shkëpusin energjinë elektrike.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”wfzLFkWyL4Y”]
