Çmimi i ulët i trangullit dhe domates ngriti në protestë mesditën e sotme dhjetra fermerë të bashkive Roskovec e Dimal. Teksa kanë hedhur përtokë arka me domate e tranguj për shkak të çmimit të ulët, në rotondon e fshatit Suk 1 në Roskovec, ata i kanë bërë apel shtetit të mos i braktisë.

Organizatori i protestës Adurim Kocaqi në deklaratën për media foli për situatën  e vështirë në të cilën ndodhen fermerët.

Fermerët  të zemëruar thonë  se domatja shitet me 70 lekë për kilogramê nga 120 që duhej të ishte cmimi, kurse trangulli në këtë periudhë dorëzohet pa çmim pasi vlera është tepër e ulët, vetëm 20 lekë.

Sipas prodhuesve kjo është lojë e përsëritur e pikave të grumbullimit dhe këmbëngulin që ndërhyrja e ministrisë së linjës është jetike, pasi djersa dhe mundi po u shkon dëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds