Një banesë private është përfshirë nga flakët në fshatin Lalar të bashkisë Fier. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. E zonja e shtëpisë Fiqerete Bregu tregon se si ra zjarri ndërkohë që ka theksuar se fatmirësisht ka qënë ndërhyrja e menjëhershme e fqinjëve ajo që ka mbajtur nën kontroll flakët deri në mbërritjen e shërbimit zjarrfikës.
Ndërkohë shefi i shërbimit zjarrfikës së bashkisë Patos Alket Halimi , ka pohuar se paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qënë edhe një bombul e vogël gazi.
Përballë rasteve të shtuara të shpërthimit të bombulave të gazit në banesa , Halimi ka apeluar për té gjithë qytetarët që i përdorin ato, të jenë të kujdesshëm.
Sinkron Ndërkohë ekspertiza e grupit hetimor do të zbardhë shkakun e rënies së zjarrit që fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale