Fyerjet, shantazhet, denigrimet e bullizimet në rrjetet sociale janë kthyer në një fenomen tepër shqetësues i cili ka prekur të gjitha grupmoshat edhe në Qarkun e Fierit. Vetëm gjatë dy javëve të fundit në Qarkun e Fierit ka patur denoncime pothuajse të përditshme në Drejtorinë Vendore të Policisë, jo vetëm në radhët e minorenëve, por edhe të grupmoshës 40-50 vjec.
Shqetësuese mbetet situata vecanërisht në grupmoshën 14- 16 vjec, por edhe në grupmoshën 40- 50 vjec, të cilët i shohin rrjetet sociale si mjet për të bërë njohje të reja .
Ndërkohë për psikologen Sauli , pasojat e traumave të viktimave të bullizuar nëpërmjet shantazheve online janë afatgjata, edhe me pasoja të rënda.
Një tjetër problematikë mbetet edhe bashkëveprimi në grup vecanërisht i minorenëve. Faqe instagrami denigruese, fyese dhe banale janë denoncuar publikisht.
Kryetarin I Dhomës së Avokatisë Fier, Ermal Hamataj, tha se fatkeqësisht denoncimet në polici nuk e ndërpresin paligjshmërinë, sepse klasifikohen si vepra të lehta, por duhet patur kujdes pasi mund ta shtyjnë të dëmtuarin drejt akteve ekstreme për jetën.
E teksa situata është alarmante , kërkohet më shumë vigjilencë nga të gjitha institucionet përfshirë shkollën dhe shoqërinë.
