Stuhia e breshërit me intensitet té lartë që ka zgjatur për disa minuta pa ndërprerje në zonën e Frakullës në Fier ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në nektarina , mollé , dardha, ullishte, spinaq, por edhe né serat e mbjella me luleshtrydhe. Fermerët e dëmtuar thoné se një breshër i tillé nuk ishte parë në zonë prej 20 vitesh.
Fermerët pohojnë se askush nuk ka dalë në terren për të parë e verifikuar nga afër dëmet, ndërsa njëzëri kërkojnë mbështetje nga shteti për përballimin e situatës.
Ndërkohé sipas informacionit të marrë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Fier, janë démtuar rreth 60 ha me pemëtari frutore ndërsa specialistë të bujqësisë pritet të verifikojnë dëmet.
