Edhe besimtarët muslimanë fierakë kanë festuar Fitër Bajramin. Falja e namazit është bërë në sheshin qëndror të qytetit i mbushur nga qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme , ndërsa krerët e Myftinisë së Fierit kanë përcjellë mesazhet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Fiter Bajrami u fal në orën 6:55, ndërsa ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli i cili përcolli mesazhin për me shumë paqe, mirësi , respekt e dashuri ndaj njëri – tjetrit dhe vecanërisht më tepër besim , duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti. Urimet solidarizuese ishin kryefjalë edhe e gjithë besimtarëve në këtë ditë feste , ndër më të rëndësishmet në kalendarin e fesë islame. Fieri ka një komunitet të konsiderueshëm të besimit musliman ku një pjesë e mirë e tyre e kanë origjinën nga trojet e Kosovës , të cilët kanë patur një bashkëjetesë fetare për t’u admiruar me komunitetet e tjera.

Por bashkjetesë të mirë nuk ka politika e cila edhe këtë herë nuk është bashkuar në këtë festë të rëndësishme fetare. Kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi,  i shoqëruar nga deputetë e drejtues të institucioneve vendore ka uruar besimtarët dhe krerët e Myftinisë në xhaminë e qytetit , ndërsa në prononcimin për mediat ka uruar sakrifica të pranuara për cdo besimtar musliman dhe jo vetëm. Të vecuar e kanë bërë vizitën dhe urimin edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike . Kryetarja e sapozgjedhur e degës Fier, Eriselda Zotaj Celaj, ka uruar besimtarët që Zoti i madhërishëm t’i bekojë sot, nesër e përgjithmonë. Prej vitesh tashmë në të gjitha festat fetare e kombëtare politika në Fier feston e ndarë, një fenomen që duket se do të vazhdojë gjatë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”vH-2kVso9rQ”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *