Në Patos Fshat në Fier ku banorët janë me shumicë myslimane, po përballen prej kohësh me mungesën e një xhamie, çka i detyron ata të udhëtojnë drejt zonave të tjera për të kryer ritet e tyre fetare.

Xhamia e vjetër e ndërtuar në vitet 1900 u prish nga sistemi komunist në 1967. Por më 1996 u ndërtua xhamia e re në qëndër të fshatit e cila për shkak të lëvizjeve  tektonike u rrënua dhe prej sak ka mbetur vetëm minarea.

Sipas banorëve, komuniteti islam i fshatit nuk ka patur mbështetjen e duhur për ndërtimin e një objekti kulti, pavarësisht nevojës së vazhdueshme.

I pyetur për këtë problem, Myftiu i xhamisë Fier Mikele Hazizolli ka pohuar se çështja mund të zgjidhet, por fillimisht është e nevojshme që vetë banorët të organizohen, të mbledhin firma dhe të paraqesin një kërkesë zyrtare për ndërtimin e xhamisë, pasi kjo kërkesë nga ata nuk është bërë. Ndërkohë banorët thonë se  sheshi i fshatit ku ndodhet minareja duhet të  pastrohet nga rrënoja e shkollës së vjetër dhe të kthehet në një  hapësirë ku besimtarët mund  të kryejnë ritet fetare pranë minaresë deri në ndërtimin e xhamisë së re.

Megjithatë, deri më tani një kërkesë e tillë nuk është dorëzuar për ndërtimin e një xhamie të re çka ka bërë që situata të mbetet e pazgjidhur dhe besimtarët të vijojnë të përballen me të njëjtat vështirësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds