Pas vërshimeve të lumenjve Seman dhe Vjosë  gjatë javës së kaluar, tonelata me mbetje urbane dhe inerte pushtuan zonat bregdetare ne Fier duke detyruar autoritetet vendore të nisin një aksion të gjerë për pastrimin dhe grumbullimin e tyre. Aksioni nisi sot dhe do te vazhdojë deri në heqjen dhe largimin e te gjitha mbetjeve nga punonjës të  Ndërmarrjes së Pastrimit me mjete dhe makineri të rënda. Bëhet fjalë për tonelata me mbetje plastike, inerte dhe drusore të cilat janë  transportuar gjatë rrjedhës së lumenjve Vjosë dhe Seman duke përfunduar në detin Adriatik, në  Darëzezë dhe Seman. Kryebashkiaku Armando Subashi, pohon se duke qënë një hapësirë e madhe, aksioni do të vijojë.

Aksioni pritet të zgjasë  dy javë ku do të përfshihen përvec punonjësve, edhe mjete si skrep dhe eskavatorë për largimin e mbetjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *